4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Greqi, përplasje mes policëve protestues dhe forcave speciale

Më të lexuarat

Incidente dhe përplasje kanë ndodhur sot në mëngjes mes forcave speciale MAT dhe punonjësve të policisë greke, të cilët protestojnë kundër shkurtimeve në pagat e tyre.

Që herët në mëngjes policët-protestues bllokuan portën kryesore të shkollës së MAT, duke mos lejuar forcat speciale të drejtohen drejt Selanikut, ku do të jenë pjesë e masave të sigurisë, për shkak të protestave të paralajmëruara në këtë qytet, gjatë hapjes së Panairit Ndërkombëtar.

Përballë protestuesve policë ishin forcat speciale dhe herë pas here janë shënuar përplasje, pas përpjekjeve të këtyre të fundit për të liruar hyrjen. Të vendosur përballë njëri tjetrit, janë dëgjuar dialogje karakteristike mes kolegëve. Një nga krerët e forcave MAT (forcat speciale të policisë kundër trazirave) iu tha policëve se ata kanë një mandat për përdorimin e forcës.
“Vëllezër, mos na detyroni të hedhim kimikate kundër jush. Unë kam fëmijë dhe e kuptoj, por kam urdhër”, tha ai.
“Eshtë diçka që e kemi parë edhe herë tjetër”, ishte përgjigja e policëve.

Presidenti i Federatës Panhelenike të Policisë, Kristos Fotopoulos, duke folur ne televizionin SKAI, kritikoi gjithashtu përqëndrimin e madh të policisë në Selanik: “Shkojnë për të shtypur krimin?”, pyeti ai dhe shtoi se përveç reagimit ndaj shkurtimit të pagave, policia kërkon të japë mesazhin se duhet të eliminohet ndjenja e fobisë kundër policëve, në mesin e qytetarëve.

U desh ndërhyrja personale e kryeministrit Antonis Samaras, që pas disa orësh të hiqej bllokada e policëve.

Forcat speciale MAT nisen sot për në Selanik, ku po merren masa të rrepta sigurie me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar, që zhvillohet në këtë qytet, çdo vit në shtator. Hapja e panairit gjithmonë shoqërohet me protesta dhe tensione, ndaj policia mobilizon mijëra forca për ruajtjen e sigurisë. Mësohet se në Panairin e Selanikut do të bëjë një vizitë të shpejtë kryeministri Antonis Samaras, për të përuruar çeljen e tij dhe ndryshe nga tradita e viteve të tjera, sivjet nuk do të mbajë fjalim të shtunën në mbrëmje përpara subjekteve prodhuese dhe nuk do të japë konferencë për shtyp të dielën në drekë.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit