Greqi, dy sulme raciste, plagoset shqiptari

0
46

Dy sulme raciste u shenuan mbrëmjen e se premtes në kryeqytetin e Greqisë,Athinë. Sipas policise greke, persona te panjohur, sulmuan me thika dhe plagosen rende tre emigrante, nje shqiptar dhe dy polake.

Policia thote se te dyshuarit, udhetonin me disa motocikleta, kur ne menyre te pa pritur kane ndaluar dhe qelluan me thika ndaj emigrantit shqiptar, emri i te cilit nuk behet publik per momentin. Ngjarja ndodhi ne rrugen Krinagoru, ne lagjien Neos Kozmos rreth mesnates te se enjtes, ndersa akti i dyte u shenua 20 minuta me vone, vetem 500 metra me larg.

Serish,autoret ndodheshin ne bordin e motocikletave.Edhe ne rastin e dyte, ata zbriten furishem prej motocikletave,dhe qelluan me thika ndaj dy emigranteve polake dhe u larguan ne drejtim te paditur. Deshmitare okulare thane ne te dy sulmet, agresoret sulmuan viktimat, pa asnje shkak. Policia greke thote se ka filluar hetimet lidhur me rastin. Sipas burimeve te besueshme, dyshohet se autoret jane anetare te partise ekstremiste te djathte,”Agimi i Arte”./tch/kohaislame