10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Greqi, aktivizohen mashtruesit e llogarive bankare, mbledhin para gjoja për viktimat

Më të lexuarat

“Kujdes”, paralajmërojnë sot mediat greke, qytetarët që po japin ndihma në para për viktimat e tragjedisë në Mati. “Kujdes”, sepse mashtrues kanë nisur të hapin llogari bankare për të mbledhur ndihma gjoja për viktimat e zjarrit dhe të përfitojnë kështu, donacione të majme nga brenda dhe jashtë vendit.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopolous, ka bërë një njoftim të veçantë të Ministrisë së Financave, caktimin e një llogarie bankare zyrtare për të gjithë ata individë dhe subjekte, brenda dhe jashtë vendit, që do të solidarizohet me viktimat e tragjedisë.

Po ashtu, Kryqi i Kuq i Greqisë ka hapur një llogari bankare për ata që do të duan të kontribuojnë për njerëzit e prekur nga fatkeqësia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit