12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Grabitqari i Londrës u ndoq nga policia për 10 vjet, u zbulua vetëm nga një gabim

Më të lexuarat

Një prej hajdutëve më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij vendi që arriti të vjedhë për 10 vite me radhë dhe i patrazuar rreth 10 milionë paund.

Viktimat nuk ishin britanikë të zakonshëm, por personazhe VIP të sportit, si tenisti Boris Becker dhe futbollisti i famshëm Nicolas Anelka.

Edhe pse ishte ekspert në përzgjedhjen e objektivave të tij, këtë hajdut shpesh e ndihmonte fakti që shumë prej pronarëve të shtëpive i linin dyert apo dritaret hapur.

Kur pamjet e tij të fiksuara nga kamerat e sigurisë të disa prej shtëpive në Uimbledon u bënë publike në 2016-ën, rreth 30 oficerë policie u vunë në ndjekje të tij. Ky do të ishte një tjetër operacion jo i suksesshëm për të kapur hajdutin Astrit Kapajn.

“Në Britani themi që ishte një grabitës profesionist. Në kuptimin që taktikat dhe aftësitë e tij ishin shumë të mira, por s’është diçka për t’u lëvduar. Ai ishte i kujdesshëm që të mos linte gjurmë, që nga shenjat e gishtave e deri te ADN-ja. Fytyrën e kishte të maskuar. Kishte një kapuç. Ishte i zoti për të hyrë nëpër prona dhe për të dalë pa lënë prova, ose fare”, tha Stehhen Wright, gazetar i “Daily Mail”.

Trofeu i tij më i madh në një vjedhje ishte një orë Rolex Submariner i vitit 1955 me një vlerë 500 mijë paund.

Historia wshtw sjellw nga Top Story dhe pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së një prej banorëve në Wimbledon.

“Një rast ishte verën e shkuar, në orën tetë, të hënën në mbrëmje. Njerëzit ishin duke parë TV poshtë dhe vajza e tyre ishte te kati i sipërm, në gjumë. Ajo dëgjoi zhurma te dhoma e prindërve dhe mendoi se ishin ata. Pastaj dëgjoi prindërit të ngjiteshin lart, dhe aty vunë re që mungonin disa stoli. Ashtu e kuptuan që ishte “Grabitqari”, tha Laurie Porter, Kordinatore e komunitetit, Wimbledon.

Shumë oficerë policie deklaronin se askush nuk mund ti afrohej grabitqarit të Wimbledonit, sa i përket periudhës kohore dhe vlerës së sendeve që kishte arritur të vidhte.

Ndërkohë në Gjorm, jo vetëm banorët e fshatit, por as vëllai i tij Nexhipi nuk kishte kuptuar asgjë nga jeta e dyfishtë e Astrit Kapaj edhe pse ai kishte bërë namin me vjedhje, prej gati një dekade.

“U trondita…jo jo kurrë s’më shkonte ndërmend. Nuk kam kuptuar gjë të vëllai, absolutisht. Astriti këtu nuk ka asnjë lloj pasurie”, thotë i vëllai

Duket se Astrit Kapaj, veç profesionalizmit të jashtëzakonshëm si hajdut që tregonte kur hynte në shtëpitë që vidhte në Ëimbledon, tregohej po aq i kujdesshëm për të mos rënë në sy, sa herë kthehej në atdhe.

Ndryshe nga sa bëjnë shumë prej atyre që sigurojnë fitime marramendëse jashtë Shqipërisë, përmes drogës apo aktiviteteve të tjera kriminale, Astriti nuk binte në sy me veshje apo makina luksoze.

I vetmi gabim që bëri grabitqari i Londrës, Astrit Kapaj ranë duart e policisë vetëm prej makinës, dhe kilometrave të gjata që ai përshkonte. Policia mundi ta identifikoj pas një sërë operacionesh të dështuara pas shumë vitesh kërkime nga pas vetëm nga kilometra e gjata që e njëjta makinë bënte pikërisht në të njëjtën lagje, në të njejtën ditë që ndodhte vjedhja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit