Grabitet makina bashkë me foshnjën 1-muajshe

0
49

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe dramatike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Në afërsi të pistës “Iliria” është grabitur një makinë tip Benz por autorët me sa duket pa vënë re bashkë me automjetin grabitën edhe një fëmijë 1-muajsh që ndodhej brenda.

Për fatin e mirë foshnja nuk pësoi asnjë dëmtim, teksa u gjet brenda pak orësh pranë një çerdheje në Laprakë. Foshnja 1-muajshe është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Mjeti Benz, me targa polake, i cili u deklarua i vjedhur, u gjet më vonë i braktisur në qytetin e Lacit.

Fëmija një muajsh dhe makina i përkisnin një cifti të ri me origjinë nga Burreli. Cifti po udhëtonte nga Tirana drejt Shkëmbit të Kavajës për në shtëpinë e tyre. Në momentin që cifti kishte ndaluar për të blerë dicka, kishte lënë hapur makinën me foshnjën brenda, moment ky që u shfrytëzua më së miri nga grabitësit për të përfituar, duke mos ditur që brenda mjetit ndodhej edhe një tjetër “pasagjer”.

Menjëherë pas ngjarjes forcat policore u angazhuan duke vënë postoblloqe për ndalimin dhe kapjen e autorëve, ende të paidentifikuar./AT/kohaislame