16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Grabit makinën dhe plagos efektivin, policia e rrethon

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në Lezhë.

Një person i armatosur i ka zënë pritë një automjeti në Rrugën e Kombit, që po lëvizte nga Rrësheni në drejtim të Milotit.

Sipas News24, ai ka grabitur një makinë me targa AA 870 II.

Pasi policia ka marrë njoftimin, është vënë në ndjekje të makinës së vjedhur.

Por autori ka qëlluar ndaj policisë, duke plagosur një efektiv.

Efektivi i plagosur është Nikolin Gjergji.

Raportohet se ai ka marrë një plumb në kokë.

“Shërbimet e policisë, në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur. Autori, kur ka parë makinën e policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Nuk dihet akoma gjendja e tij pasi është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” raporton Ora News.

Policia ka rrethuar autorin, i cili është me armë në dorë.

Në ndihmë të Policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat RENEA dhe një helikopter.

Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhës në Fushë-Gjormë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit