12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gormez në Teheran: T’i ndalim lotët në botën islame

Më të lexuarat

Kryetari i Drejtorisë për Çështje Fetare të qeverisë së Turqisë, Mehmet Gormez, me të arritur për vizitë zyrtare në Iran, porositi se është detyrë e secilit musliman dhe secilit njeri të vetëdijshëm është të bëjë çmos në mënyrë që të ndalet gjakderdhja dhe vuajtjet e njerëzve anembanë botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gormez u prit në aeroportin e Teheranit nga kreu i Unionit botëror për afrim ndër-mehthebik, ajatolah Muhsin Eraki, ndërsa arsyeja e vizitës së Gormezit është pjesëmarrja në konferencën e 29-të ndërkombëtare të unitetit, që mbahet në kryeqendrën e Iranit, Teheran.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat në Teheran, Gormez tha se një zjarr i madh ka kapluar botën islame dhe në këtë drejtim çdo musliman ka për obligim të shuaj këtë zjarr.

“Të gjithë muslimanët duhet të largohen nga çdo gjë e cila sjellë huti mes njerëzve. Prioritet është ndalja e gjakderdhjes dhe lotëve. Kjo është arsyeja e vizitës sonë. Do të jem i lumtur nëse takimet tona rezultojnë sado pak në këtë drejtim”, tha Gormez.

Kreu i Unionit botëror për afrim ndër-mehthebik, ajatolah Muhsin Eraki, falënderoi Gormezin dhe u shpreh se padyshim që këto takime mund të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve mes muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit