12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Google rifrekson Maps, Earth me fotografi të rezolucionit të lartë

Më të lexuarat

Nëse jeni duke kërkuar që të shihni një peizazh gjatë kohës kur jeni duke pushuar, ju mund ta bëni gjë falë disa përditësimeve të bëra në Google Maps dhe Google Earth.

Google gjatë ditëve të kaluara lajmëroi që është duke lëshuar një “rifreskim të gjerë” për fotografitë e veta ajrore dhe satelitore të rezolucionit të lartë, të cilat mund të shihen edhe në Google Maps edhe Google Earth.

Koleksioni ajror do të përditësohen në më tepër se 20 lokacione përgjatë Shteteve të Bashkuara dhe Evropës ndërsa fotografitë satelitore do të përmirësohen në mbi 60 regjione të botës.

Për më tepër, koleksioni i fotografisë do të përfshijë fotografi të reja në 45 shkallë në Google Maps përgjatë më tepër se 30 qyteteve të reja në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Spanjë.

Hollësitë në këtë fotografi janë vërtet të shumta. Strategu gjeodet i Google, Eric Kolb, në blogun e Google Maps tregoi disa shembuj të disa piketave madhore duke përfshirë stadiumet e bejsbollit tek qendrat fetare, duke theksuar se sa më të kuptueshme dhe të sakta janë duke u bërë Maps dhe Earth. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit