9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Google publikon arkivat e historisë së shekullit XX

Më të lexuarat

Motori i kërkimit Google njoftoi të mërkurën publikimin e arkivave të rëndësishme numerike mbi faktet kryesore të historisë së shekullit XX, veçanërisht për Holokaustin, çmimin Nobel për Paqe, Nelson Mandela apo dhe shumë ngjarje nga maji ’68 në Francë, të mbledhur nga 17 muze dhe institute historike në botë.

Tashmë, përdoruesit mund të kërkojnë lirisht, nëpërmjet platformës Google Cultural Institut (http://www.google.com/culturalinstitute), rreth gjashtë milionë foto, dokumente, filma të mbledhur nga 17 muze dhe institute kulturore të vendeve të ndryshme, si nga muzeu i ish-kampit nazist të vdekjes Auschwitz-Birkenau (Poloni), Instituti Yad Vashem (Izrael) apo Qendra përkujtimore ”Nelson Mandela” (Afrikë e Jugut).
“Të dhënat janë shpërndarë në formën e ekspozitave tematike, 42 prej të cilave janë publikuar sot. Të tjerat do të shtohen në të ardhmen”, shtoi për shtypin drejtori i projektit, Google, Mark Yoshitaka.
“Kjo është një punë fantastike, që mundëson kapërcimin e kufijve gjeografikë, të bësh një muze të qëndrojë hapur 24 orë në 24 dhe të përdorshëm në disa gjuhë. Ky është një revolucion i vërtetë”, theksoi Robert Kostro, drejtor i Muzeut të Historisë së Polonisë.
(trt)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit