Google po e “lufton” piratërinë

0
50

Kompania Google në blogun njofton se ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për të reduktuar shpërndarjen dhe shkarkimin e përmbajtjeve ilegale të mbrojtur nga të drejtat e autorit.

Google çdo muaj nga rezultatete e kërkimit heq rreth 1.2 milion Web adresa që lidhen me përmbajtje të paligjshme. Google fshin këto web dhe drejton vizitorët tek pronarët e të drejtave autoriale, shkruan ITShqip.

Sipas të dhënave të njoftuara Google çdo javë merr rreth 250.000 kërkesa për heqjen e adresave të internetit nga rezultatet e kërkimit. Muajin e kaluar u hoqën një total prej 24.000 domain të ndryshëm.

Microsoft ka kërkesa më të shumta për heqjen e përmbajtjeve. Kompania muajin e kaluar kërkoi nga Google për të hequr 500.000 lidhje.