GOOGLE LËSHON ANDROID 4.1.1 JELLY BEAN

0
37

Gjiganti Google, që nga nata e mbrëmshme filloi të dërgojë Jelly Bean në Galaxy Nexus HSPA+. Shitjet e telefonëve poashtu u kthyen në Google Play, me një çmim prej 349 dollarësh – ose 50 dollarë më pak se dy muaj më parë.

Google gjithashtu është duke e lëshuar Android 4.1.1 për tabletin Nexus 7.

Galaxy Nexus HSPA+ mund të jetë smartfoni i parë që e merr këtë version të Androidit, ndërsa të tjerët do ta ndjekin atë. Ato ose janë pajisje Nexus ose “me Google”. Sipas Google, “Në radhë për Jelly Bean janë: të gjithë Galaxy Nexus, Nexus S, Motorola Xoom dhe natyrisht, Nexus 7, që do të shitet me Jelly Bean më vonë gjatë këtij muaji.”

Më pak të sigurta janë kontrolluesit e bartësve të pajisjeve, si Galaxy Nexus LTE dhe Xoom 4G LTE. Derisa ata shiten me Android, Google nuk vendos kur do të dërgohen azhurnimet, raporton CIO Albanian

Jelly Bean vjen me vazhdimin e fragmentimit të sistemit Android. Dy javë para 2 korrikut, vetëm 10.9 për qind e pajisjeve që e përdornin Androidin e përdornin versionin Ice Cream Sandwich. Shumica e pajisjeve, 64 për qind e tyre, e përdornin Android 2.3.x Gingerbread.

Google e zbuloi Jelly Bean dy javë më parë në konferencën e vet I/O për zhvillues.kohaislame