8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Google bëhet si Snapchat!

Më të lexuarat

Google së fundmi duket se po punon për të grumbulluar sa më shumë përdorues rreth vetes.

Strategjia më e fundit e Google është që të ofrojë forma sa më shumë atraktive të shkëmbimit të mesazheve.

Android Messages, në përditësimin më të fundit të shfaq edhe disa efekte të reja, që do t’i shtohen këtij rrjeti, që gjithnjë e më shumë po bëhet si Snapchat, që është shumë i përhapur te moshat e reja.

SDA Developers kanë gjetur shtatë efekte me realitet të augumentuar, që do të lansohen së shpejti, ndërsa janë shumë atraktive dhe mund të lëvizin në pjesën e përparme dhe sfondin e përdoruesit.

Derisa rrjeti i komunikimit me mesazhe i Google, është ende shumë larg të qenë konkurrent me rrjetet tjera sociale, mund të thuhet se këto efekte janë shumë të mira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit