6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

GOLF 7, MË 4 SHTATOR!

Më të lexuarat

Edhe pse kemi pritur se Golfi i ri për herë të parë do të prezantohet në Panairin e veturave në Paris, kjo veturë do të ketë premierën botërore më 4 shtator në një ngjarje të veçantë në Galerinë Kombëtare të arteve moderne në Berlin.

Këtë lajm e ka lansuar e përditshmja gjermane Wolfsburger Allgemeine Zeitung, ndërkaq përveç ndryshimit të datës në prezantimin e gjeneratës së shtatë te modelit popullore të Volkswagenit, fazat tjera nga fabrika deri te blerësi kanë mbetur ende të paqarta.

Kështu që prodhimi i Golfit të ri do të filloj në gusht në fabrikat e Volkswagenit në Volfsburg Cvikau në Gjermani, ndërsa veturat e para do të paraqiten në shitje në nëntorit të vitit 2012.

Disa fotografi që kanë rrjedhur deri tash paralajmërojnë se versioni i ri i Golfit, sa i përket dizajnit të jashtëm, do të jetë i ngjashëm me gjeneratat paraardhëse. Ajo çfarë është plotësisht e re, është platforma MQB me të cilën Volkswageni e fillon një epokë të re në prodhimin e veturave nga grupi i tij, ngjashëm si Audia e re A3 dhe Seat Leoni.KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit