7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Goditja e fortë e Messit thyen dorën e një tifozeje të Villarrealit

Më të lexuarat

Nga klubi katalunjas thonë se kanë arritur të gjejnë gruan me emrin Raquel të cilën e ftuan të vizitoje Nou Campin dhe të ndjekë një ndeshje të Barcelonës

 

MADRID (AA) – Një goditje e fortë e yllit argjentinas Lionel Messi që kishte përfunduar në tribunë gjatë ndeshjes së djeshme në kuadër të xhiros së 30-ë të ligës Primera në Spanjë mes Villarrealit dhe Barcelonës, ka thyer dorën e një tifozeje të Villarrealit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozja në fjalë kishte tentuar të ndalë topin nga gjuajtja e fortë e Messit që ka rezultuar të jetë e dëmshme për të, pasi më vonë është konstatuar se gjatë kësaj përpjekjeje ajo ka thyer dorën.

Ekipi mjekësor i Barcelonës i kishte ofruar ndihmën e parë, ndërkohë që nga klubi katalunjas thonë se kishin arritur të gjejnë gruan me emrin Raquel të cilën në fund të ndeshjes e ftuan të vizitojë Nou Campin dhe të ndjekë një ndeshje të Barcelonës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit