14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Gmail me veçori të re kërkimi

Më të lexuarat

Gmail sot i ka shtuar një opcion shumë praktik veçorisë së vet të kërkimit, duke shtuar detaje për të gjitha kontaktet në rezultatet e kërkimit për çasje më të shpejt.

Që tani, kur të kërkoni email adresën e dikujt, rezultatet jo vetëm që do të shfaqin porositë nga ajo adresë por edhe informacione shtesë në lidhje me atë kontakt. Ju do të jeni në gjendje të shihni fotot e tyre të kontaktit, si dhe linqet për t’u dërguar email, porosi të shpejta, si dhe të bisedoni me video.

Nëse kontakti i kërkuar është i kyçur në Google+, ju gjithashtu do të mund të shihni se në cilin rreth është ai. Ky është një ndryshim i vogël, por është më i shpejt në vend se të hapni faqen e kontakteve dhe të kërkoni atje. Azhurnimi i ri ofron edhe integrim më të mirë të rrethit me Gmail.

Jo të gjithë do të kenë mundësinë ta shohin këtë gjë, por deri në fund të pritet të shfaqet tek të gjithë përdoruesit e Gmail. Dhe nëse tashmë i’u është shfaqur atëherë na tregoni se çfarë mendoni për këtë veçori duke komentuar më poshtë. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit