16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Global Firepower”: Ushtria turke e 8-ta në botë, lë pas Gjermaninë dhe Italinë

Më të lexuarat

Ushtria turke dhe ajo ruse janë në mesin e 10 forcave të armatosura më të fuqishme në botë, sipas një liste të hartuar nga kompania ndërkombëtare “Global Firepower”, e cila llogarit potencën ushtarake të vendeve…

Ushtria turke dhe ajo ruse janë në mesin e 10 forcave të armatosura më të fuqishme në botë, sipas një liste të hartuar nga kompania ndërkombëtare “Global Firepower”, e cila llogarit potencën ushtarake të vendeve.

Rusia dhe Turqia u renditen ndër 10 vendet e para në klasifikimin e quajtur “vendet më të forta në botë”, që “Global Firepower” e ka përgatitur duke u bazuar në mbi 50 faktorë dhe ndryshore si fuqia bërthamore, trupat aktive dhe sasia e pajisjeve.

Forcat Tokësore të Rusisë zunë vendin e parë në aspektin e numrit të tankeve dhe të dytin e përgjithshëm në listë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Turqia u rendit në vendin e 8-të në listë.

Kina u rendit e treta, e ndjekur respektivisht nga India, Franca, Anglia dhe Japonia.

Ndërkaq, Turqia ka lënë pas në listë shtete mjaft të rëndësishme si Gjermania, Egjipti, Italia dhe Koreja e Jugut.

http://www.trt.net.tr/shqip/video/turqia/ushtria-turke-pajiset-me-avione-a400m

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit