Gjysmëhëna e Kuqe Turke shtron iftare për jetimët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

0
115

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e Ditës Botërore të Jetimëve, e cila në shtetet myslimane shënohet në ditën e 15-të të Ramazanit, ka organizuar iftar për fëmijët jetimë dhe familjarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e Ditës Botërore të Jetimëve, e cila në shtetet myslimane shënohet në ditën e 15-të të Ramazanit, ka organizuar iftar për fëmijët jetimë dhe familjarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në iftarin e organizuar në qendër të qytetit të Prizrenit morën pjesë rreth 500 qytetarë, jetimë dhe të afërm të jetimëve. Kryetari i Degës së Gjysmë Hënës së Kuqe në Üsküdar, Mustafa Karadeniz, në një deklaratë për AA tha se “Qëllimi i këtij iftari është që me të njëjtat emocione, të lëmojmë kokën e të gjithë jetimëve në botë. Ne jemi shumë të lumtur nëse dora jonë mund të prekë sado pak te ata dhe nëse i bëjmë ata sado pak të lumtur”.

Në iftar e pranishme ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, e cila në një deklaratë për mediat tha se aktivitetet e tilla janë shembuj më të mirë të solidaritetit dhe të vëllazërisë.

Duke u shprehur se një iftar i tillë po organizohet në 33 shtete të botës, Kılıç tha se “Kosova ka një vend më ndryshe për neve, ne kemi marrëdhënie njerëzore nga çdo aspekt, kemi marrëdhënie historike dhe kulturore. Është një shtet me të cilin kemi afërsi të veçantë dhe jemi të lidhur me emocione shumë të veçanta”.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR me rastin e muajit të Ramazanit organizoi në Tiranë iftar për qindra fëmijë jetimë të Shqipërisë dhe për të afërmit e tyre.

Pjesë e iftarit ishte edhe kryetari i degës se Gjysmëhënës së Kuqe Turke në ishujt e Stambollit, Kerim Düzcan, i cili në një fjalë përshëndetëse tha se gjenden në Shqipëri për t’i zgjatur dorën e ndihmës popullit shqiptar.

Ndërsa zëvendësambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, tha se muaji i Ramazanit është muaji mëshirës, vëllazërisë dhe i ndihmës për njerëzit në nevojë. “Gjysmëhëna e Kuqe Turke në këtë muaj i intensifikon punimet e saj në të gjithë botën. Edhe në ditët në vazhdim ne do të vazhdojmë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim për t’u zgjatur dorën e ndihmës banorëve të Shqipërisë”, theksoi Baş.

Në Maqedoni iftari u organizua në Medresenë në Shtip për 300 persona, jetimë dhe familjarët e tyre.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka ofruar edhe ndihma me mbi 5 mijë pako ushqimore për familjarët në nevojë në gjithë Kosovën, 1000 pako ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni janë shpërndarë pako ushqimore për 1400 familje. (AA)