9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Gjykime ekspertësh: rezultati i referendumit në Turqi parë nga Maqedonia

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Maqedonia ishte ndër ato vende ku rezultatet e referendumit turk për ndryshime kushtetuese ndiqeshin live nga grupime të caktuara, gjegjësisht shqiptare. Ishin me qindra qytetarë që gjatë mbrëmjes të së dielës u mblodhën në Çarshinë e Shkupit për të ndjekur drejtpërdrejt atë që më pas rezultoi një fitore e radhës e Erdoganit.

Kujtojmë se ky i fundit ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e Maqedonisë edhe gjatë cikleve tjera zgjedhore në Turqi, por edhe gjatë puçit të dështuar të vitit të kaluar.
Por si shihet ndër njerëz të elitës në vend ai rezutat? Politikologu Murat Aliu gjykon se referendumi duhet të kishte konsensus më të gjerë. Por që gjithsesi kjo nuk ia cenon vlefshmërinë nga pikëpamja ligjore e kushtetuese. Sipas tij, gjithçka është brenda rregullave demokratike.

“Duhet thënë të vërtetëm që zakonisht këto lloj ndryshimesh radikale siç ishte drafti i propozuar në referendumin e djeshëm në Turqi kërkojnë një konsensus më të gjërë ndërmjet vetë anëtarëve të demosit, gjegjësisht ndërmjet qytetarëve turq dhe në këtë kontekst 51, 4% nuk është ndonjë përqindje e cila simbolizon këtë konsensus ndërmjet identiteteve të ndryshme në Turqi. Por sidoqoftë logjika e referendumit dhe demokracisë është e tillë që çdo vendim i popullit i cili është në përputhshmëri me formulën 50+1 është i vlefshëm dhe duhet respektuar”, tha për tesheshi.com Murat Aliu.
Nga ana tjetër, sipas ekspertit ekonomik Ali Maksuti, këto vitet e fundit Turqia ka patur një ngecje të lehtë ekonomike e cila ka ardhur për shumë faktorë, siç kanë qenë krizat të ndryshme si politike ku veçohet grushti i dështuar i shtetit, probleme të sigurisë si dhe ato të refugjatëve, por që me kalimin e referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese, sektori ekonomik do të shkojë drejt përmirësimit dhe forcimit të ekonomisë turke.

“Shteti turk pas ndryshimeve kushtetuese do të shkoj drejt reformave strukturore për mbrojtjen e tregjeve te kapitalit, forcimin e sektoreve alternative të financimit, mbështetje më të madhe bizneseve të vendit, modernizimin e strategjive industriale si ato afatmesme, afatshkurte dhe ato afatgjate, do të përmisojë fleksibilitetin e tregut të punës. Gjithashtu me ndryshimet strukturore do të ndikojnë edhe në shkurtimin e byrokracisë për bizneset, proceset e vendimarjeve do të reduktohen dhe normal, efikasiteti do të rritet. Ky ndryshim do të krijojë në Turqi edhe stabilitetin politik, që reflekton edhe ne investimet e huaja, ata kërkojnë siguri politike, kurse Turqia në rrethanat që gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve strukturore presidenciale mund të krijojë kushte të sigurisë politike. Menjëherë pas referendumit, shihet edhe forcimi i lirës turke në tregjet financiare, ky trend edhe më tej do të rritet”, tha Ali Maksuti. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit