6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjykatësja e Krishterë i dënon 3 djem të rinj me mësimin përmendësh të sures Ali Imran

Më të lexuarat

Një gjykatëse Libaneze ka urdhëruar tre musliman të rinj që kishin ofenduar Krishterimin që të mësojnë përmendësh të gjitha ajetet e Kuranit nga Surja Ali Imran, sure kjo që lavdëron Merjemen (Virgjëreshën Maria) dhe Isa-në (Jezusin).

Në vend të dënimit me burg për dhunën që kishin ushtruar, Jocelina Matta i ka urdhëruar të mësojnë këto ajete të kësaj sure në mënyrë që ata të lirohen nga dënimi.

Gjykatësja ka thënë se deri te ky vendim ka ardhur pasi ajo ka dashur që këtyre të rinjve Musliman të u mësojë tolerancën e fesë Islame dhe dashurinë që duhet muslimanët të kenë ndaj nënës së profetit Isa, ndaj Merjemes (Virgjëresha Maria – kështu quhet në Krishterim).

“Ligji është mësim dhe jo vetëm burg” u shpreh ajo.

Ajo ka marrë shumë lëvdata pas kësaj që ka vepruar duke thënë se me këtë ka thirrur në një tolerancë ndër fetare, që Kurani shumë e potencon, megjithëse gjykatësja është vet e Krishterë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit