6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjykata Themelore pro Bashkësisë Islame për xhaminë e Kalasë në Prizren (Dokument)

Më të lexuarat

Sot, më datë 13.12.2018, Këshilli i BI-së në Prizren ka pranuar “AKTGJYKIMIN” e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamaneti për çështje administrative, i cili e mbështet kërkesëpadinë e Këshillit të BI-së Prizren për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, ndërsa e anulon “AKTVENDIMIN” e Ministrisë së Kulturës – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), duke e kthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje.
Aktgjykimi i sotshëm i Gjykatës, tashmë e vërtetoi vlerësimin e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Iniciativës Qytetare, se “Aktvendimi” i Minsitrisë së Kulturës, ka qenë jo professional, tërësisht subjektiv dhe me paragjykime të thella kundër xhamisë si institucion fetar.

Në një postim të bërë nga KBI-Prizreni, shkruan: “Xhamia duhet t’i kthehet mozaikut të Kalasë, jo vetëm për qenësinë e saj si faltore, por si një aset historik, që ka qenë me shekuj, e që në vitin 1912, ka përjetur kulturocid nga okupatori serb. Ajo, pret drejtësinë dhe vetëm drejtësinë. Qytetarët e komunës së Prizrenit, përmes peticionit mbi 31.000 nënshkrime, kanë dëshmuar se duan xhaminë ne vendine vet. Vullnetin e tyre, e ka mnashtetur dhe Komuna e Prizrenit si pronare, po edhe Këshilli për Trashëgiminë Kulturore, si organ kompetent këshilldhënës për këtë zonë. Por, është vetë Ministria e Kulturës – IKMM-ja, ajo që vazhdon ta mohojë vullnetin e qytetarëve të Prizrenit dhe faktet historike të xhamisë.”

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, shpreh konsideratë meritore për aktgjykimin e Gjykatës dhe, në të ardhmen, do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, për ta realizuar vullnetin e besimtarëve islamë për xhaminë, si një realitet i pamohueshëm i Kalasë së Prizrenit, thuhet ndër të tjera në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit