10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut: mohimi i mbulesës për femrat muslimane paraqet shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më të lexuarat

Gjykata Evropiane për të Drejtat e njeriut në vendimin e datës 18 shtator 2018 ka konstatuar se mohimi i mbulesës për femrat muslimane paraqet shkelje të lirive dhe të drejtave themelore. Konkretisht, Gjykata duke vendosur për herë të parë në favor të femrave muslimane e ka ndryshuar praktikën e saj të mëparshme duke konsideruar se me aktin e mohimit të së drejtës për t’u mbuluar, është shkelur neni 9 (Liria e Besimit) i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në rastin Lachiri kundër Belgjkës, GJEDNJ ka vlerësuar se parashtrueses së kërkesës, e cila kishte kërkuar që të paraqitej krahas prokurorit të shtetit në seancën e dëgjimit publik si palë e dëmtuar, në rastin e vrasjes së vëllaut të saj në vitin 2007, shteti Belg i kishte cenuar liritë dhe të drejtat themelore.
Ndonëse ligji nacional belg kishte paraparë një kod të veshjes për palët që paraqitën para gjykatës, GJEDNJ vlerësoi se autoritetet belge kishin keqpërdorur atë që njihet si “margjinë e vlerësimit”.

Në fakt, Gjykata u ka tërhequr vërejtjen shteteve anëtare (të Këshillit të Evropës të cilat janë palë nënshkruese të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) se janë duke keqpërdorur në dëm të individit të drejtën e tyre për të vlerësuar brenda një margjine të caktuar kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore./KohaIslame.com/

Më shumë rreth vendimit të GJEDNJ mund të lexoni në punimin e studiueses Shino Ibold MJur (Oxford) e cila është duke përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Hamburgut në vegëzën: https://verfassungsblog.de/ein-recht-auf-kopftuch-im-gerichtssaal/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit