7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gjykata e Lartë zvicerane vendosë: „Shqiptari është i pafajshëm“ – 78 mijë franga (71.000 euro) dëmshpërblim

Më të lexuarat

Gjatë të mërkurës, në Gjykatën e Lartë të Kantonit Aargau në Zvicër, ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj një shqiptari 27-vjeçar, i akuzuar për „dhunim të shumëfishtë“, „kërcënim të shumëfishtë“ dhe „shantazh të shumëfishtë“ ndaj bashkëshortes së tij 24-vjeçare, duke e liruar nga akuza.

Deri në këto momente, shqiptraja kishte shpresuar se drejtësia do të jetë në anën e saj. Shqiptarja 24-vjeçare me emrin e imagjinuar, Luana, kishte qenë e detyruar të martohej nga bashkëshorti i saj gjatë pushimeve të tij në Kosovë, që më vonë të torturohej nga i njëjti përmes dhunës dhe kërcënimeve deri në vdekje. Por, me ndihmën e autoriteteve zvicerane ajo u kishte mbijetuar këtyre katrahurave, ndërsa kishte gjetur punë dhe banesë personale.

Por, tashmë ngjarja ka marrë kah të pavolitshëm për Luanën, pasi bashkëshorti i saj, Arsimi është shpallur i pafajshëm nga drejtësia zvicerane. Të gjitha akuzat që e rëndonin Arsimin, tashmë janë fshirë. Katër vite heqje lirie si dhe 1.800 franga gjobë janë fshirë, si dhe dëmshpërblimi për Luanën prej 10.000 frangash nuk ekziston më, shkruan „ëatson.ch“, njofton „Shtegu.com“.

Tani, Arsimi i paunë, pa banesë, pa leje të rregullt qëndrimi, do të marrë 78.750 franga zvicerane dëmshpërblim për 630 ditët e tij të kaluar në burg. Luana duhet t`i marrë përsipër shpenzimet e gjykatës dhe mbetet bashkëshortja e Arsimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit