8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjykata aministon dhunën maqedonase ndaj fëmijëve shqiptarë

Më të lexuarat

Dënime me kusht. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore në Shkup për dy nga 7 sulmuesit, të cilët në muajin mars i sulmuan dhe i rrahën barbarisht 15 nxënësit shqiptarë, teksa po ktheheshin për në fshatin e tyre Çiflik me autobusin nr. 58.

Pesë nga grupi i sulmuesve, të cilët janë nën moshën 18-vjeçare, janë liruar nga akuzat.
E ndërsa është “amnistuar” dhuna e nazistëve maqedonas mbi nxënësit shqiptarë, gjykatat kanë dënuar me 10 muaj burg shqiptarin, 23-vjeçar, i cili kishte sulmuar fizikisht një plak në afërsi të urës së këmbësorëve në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, në serinë e incidenteve që shpërthyen pas rrahjes së nxënësve shqiptarë të fshatit Çiflik.
Ndërkaq, dënim me kusht është shqiptuar për 19-vjeçarin, po ashtu shqiptar, i cili kishte sulmuar fizikisht një 19-vjeçar të kombësisë maqedonase./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit