10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjuriq në Kosovë, përuron një kompleks pishinash në Zveçan

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot ka qëndruar në Kosovë, saktësisht në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Gjuriq në këtë fshat ka përuruar një kompleks të pishinave të quajtur “Rajska Banja”.

MPJ më herët ka dal me një vendim me anë të së cilit iu ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia.

Këtë vendim e ka demantuar kryeministri i Kosovës ndërsa mësohet se Gjuriq ka hyrë në Kosovë me leje të Qeverisë.

Përderisa Gjuriqi ka hyrë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me arsyetimin se qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit