20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjuriq në Drenicë si “në bahçe të babës”

Më të lexuarat

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka vizituar komunën e Skenderajt të mërkurën. Ai në fshatin Bajë, i banuar 95 për qind me serbë e ku është instaluar Komuna paralele e Skenderajt, Serbica, i ka inkurajuar serbët e këtyre dy fshatrave të Drenicës, Bajë e Syriganë, por edhe serbët e Cerkolezit të Istogut, që të mbahen fort sepse “Serbia do të përkujdeset për ta dhe asnjëherë nuk do t’i lërë vetëm”. Delegacionin serb e ka siguruar Policia e Kosovës.Sipas Gjuriqit, Serbia do të vazhdojë t’i mbështesë serbët e kësaj pjese, siç tha ai, të Serbisë, të cilët Gjuriq tha se jetojnë krejtësisht të rrethuar nga shqiptarët.

Në portën e Kishës Sveti Nikolla në Bajë serbët e kanë njoftuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili shoqërohej edhe nga ministri për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, për problemet që kanë rreth 200 serbë, të cilët kanë mbetur në fshat pas luftës.

“Mbështetja që merrni nga Serbia do të vazhdojë, shteti juaj do të jetë këtu në secilin rast të mundshëm për të cilin mund të luftojmë. Lufta për çdo centimetër të ndikimit dhe të drejtat e serbëve në Kosovë e Metohi direkt dhe indirekt do të vazhdojnë”, ka thënë Gjuriq, fjalët e të cilit i transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

“Është shumë e rëndësishme që të tërhiqet vërejtja e gjithë Serbisë për problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen këtu dhe se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ata duhet të luftojnë për përmirësimin e pozitës së serbëve në këtë anë”, ka thënë Gjuriq, i cili ka kërkuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq, që ta zgjidhë problemin e infrastrukturës në fshatin Bajë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit