9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse mbrëmë në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai gjatë kësaj ceremonie ka thënë se derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë.

Gjuriq pjesëmarrësve u ka uruar mbrëmjen e ndezjes së buzmit dhe i ka uruar për festa.

Tutje Gjuriq ka thënë se serbët nuk duhet t’i harrojnë zakonet dhe traditat. “Nuk ka popull të suksesshëm nëse nuk respektohet tradita”, ka thënë ai.

Gjuriq, ka hyrë në Kosovë pasi që ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme për leje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit