13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjuriq: Deri në 10 vjet burg çdo serbi që i bashkohet Ushtrisë së Kosovës

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.

Ai theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.

Gjuriq tha se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë e ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe.

Duke folur për platformën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Kosovës, me të cilën është paraparë që bisedimet në Bruksel të finalizohen njohjen e Kosovës, Gjuriq thotë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare më së miri do të shihet në qoftë se Parlamenti i Kosovës e miraton këtë platformë.

“Prishtina nuk ka bën asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron që të miratohet platforma ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre të mos e miratojnë në Parlament”, tha Gjuriq për “TV Prva”.

Sipas tij, Prishtina nuk sheh të ardhme në rregullimin e marrëdhënieve në mënyrë demokratike paqësore dhe diplomatike, ketë e kanë treguar në të kaluarën, por ka munguar reagimi bashkësisë ndërkombëtare.

“Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i kënaqshëm, nuk inkurajon suksesin në vazhdimin e dialogut” shpjegoi Gjuriq.

Ai përkujtoi se “vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme dhe se ajo është politika e Shteteve të Bashkuara”.

Gjuriq tha se “është mirë që ushtria serbe ka hyrë në rrugën e modernizimit dhe forcimit, sepse për Serbinë paqja është më e rëndësishmja”.

Sipas tij, Misioni i EULEX-it në Kosovë është i pasuksesshëm në Kosovë, sepse nuk ka krijuar kushte për sundimin e ligjit.

“Një EULEX të tillë e sollën nga ata që thonë se Kosova duhet të lejohet pa asnjë kusht të anëtarësohet në OKB”, tha Gjuriq.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka nxjerr në diskutim publik Draft Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Draft Strategjinë e Mbrojtjes, ku thuhet se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në ‘institucionet e përkohshme në Prishtinë’, do të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit