20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjirokastër, 4 lazaratas qëllojnë me plumba gjurmëlënës policinë

Më të lexuarat

GJIROKASTËR-Katër të rinj, banorë të Lazaratit kanë qëlluar në drejtim të një postblloku policie në Gjirokastër.

Policia e këtij qyteti bëri të ditur se rreth orës 01:00, në mesnatë në vendin e quajtur Kordhocë 4 persona qëlluan në drejtim të efektivëve të policisë me automatikë me plumba gjurmëlënës.

E menjëhershëm ka qenë dhe kundër-përgjigja e policisë që kanë qëlluar me armë të shtënave.

Por të rinjtë, të cilët janë identifikuar tashmë nga policia kanë vijuar breshëritë madje dhe në drejtim të kodrave përballë fshatit.
Policia bëri të ditur gjithashtu se nga plumbat gjurmëlënës mori flakë një pjesë e shkurre në zonë duke djegur 3 ha kullota. Zjarri vijon dhe ditën e sotme pasi zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor.

Dyshohet se 4 të rinjtë janë pjesë e kultivuesve të lëndës narkotike, kanabis sativa në Lazarat.

(d.b/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit