14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjimnastika që stërvit mendjen dhe që na ndihmon të bëhemi inteligjentë

Më të lexuarat

Sipas shkencëtarëve, tanimë mund të flasim për një inteligjencë të kultivuar. Sipas tyre, testet dhe ushtrimet mund të përmirësojnë koeficientin tonë të inteligjencës.

Edhe Anjshtanji e kishte gabim kur mendonte se “diferenca mes gjeniut dhe budallait qëndron në faktin se gjeniu ka limitet e veta”. Kështu thoshte gjithmonë Albert. Por në fakt, mjeshtri e kishte gabim: jo vetëm që gjeniu nuk mund të mos ketë më limite, por gjeni mund të bëhemi të gjithë. Edhe ne budallenjtë. Dhe për ta arritur këtë mjaftojnë vetëm pak ushtrime të vogla të përditshme. Po, ato që njihen si gjimnastika e mendjes. Ashtu si ushtrimet abdominale për barkun janë edhe testet për IQ: koeficientin e inteligjencës. Me pak fjalë është e gjitha çështje stërvitjeje. Por le të sqarojmë diçka: këtu nuk flitet për inteligjencën e kuptuar si “procesi i të mësuarit”. Psikologët e quajnë “inteligjenca e kristalizuar”, por ky përcaktim i bërë nga Raymonfd Cattell rreth 50 vjet më parë, rrezikon të mos jetë e vërtetë, sepse nuk kristalizohet njëherë e përgjithmonë, por përkundrazi “kristalizon” njohjet që ne akumulojmë për gjithë jetën. Këto të fundit mund të jenë nocione: sa planetë ekzistojnë në sistemin tonë diellor, ose mund të jenë veprime: të dish të ngasësh biçikletën. Në të vërtetë bëhet fjalë për një inteligjencë tjetër: ajo që deri tani na ka intriguar më shumë: inteligjenca fluide. Inteligjenca fluide është ajo që na lejon të kuptojmë. D.m.th të dimë të administrojmë informacionet që akumulojmë. Inteligjenca fluide është ajo që u jep kuptim gjërave: edhe atyre të mësuara me inteligjencën e kristalizuar. Për shumë kohë shkencëtarët kanë kërkuar jo vetëm ta matin inteligjencën, si atë të kristalizuar dhe atë fluide, me të ashtuquajturën koeficient inteligjence, por edhe të matin përmirësimet e mundshme. Inteligjenca e kristalizuar funksionon falë kujtesës afatgjatë, ndërsa inteligjenca fluide bazohet në të ashtuquajturën “working memory”. Është pikërisht kjo kujtesa që na bën ajo çka jemi: qenie njerëzore. Me pak fjalë, të ndryshëm nga speciet e tjera me të cilat nuk kemi asnjë ngjashmëri. Për këtë arsye, “working memory” nuk mund të përmirësohet. “Inteligjenca fluide nuk është kulturore”, shpjegon për “New York Times” Randall Engle i “Georgia Tech School of Psychology”. “Është pjesa e vendosur në mënyrë biologjike që kontrollohet nga korja parafrontale”. Kështu, na pëlqen apo jo, ka vendosur dikush tjetër për inteligjencën tonë. Por tanimë bota e shkencës është tronditur nga zbulimet që e kanë shtyrë “New York Times”-in t’i dedikojë një numër special të revistës së tij nisur nga hipoteza e dy studiuesve zviceranë. Në pesë vitet e fundit, Suzanne Jaeggi dhe Marin Buschkuehl kanë provuar se edhe “working memory” mund të përmirësohet: pikërisht duke u trajnuar mbi të njëjtin lloj testi që matin IQ-në tonë. Do të mjaftonin vetëm nga 15 deri në 25 minuta stërvitje çdo ditë, pesë ditë në javë. Për më tepër përmirësimet do të jenë të dukshme pas javës së katërt të testit. Eksperimentet e reja duket se funksionojnë mbi të gjitha me të rinjtë: pikërisht këtu hipoteza e re kryqëzon të vjetrën, sepse deri tani gjithmonë është menduar se inteligjenca fluide e arrin kulmin e saj dhe ndalon së zhvilluari në fund të moshës së adoleshencës me pak fjalë të gjithë më inteligjentë me 20 minuta ushtrime më shumë? Vetë shkencëtarët që po ndryshojnë perceptimin tonë për inteligjencën nuk janë kaq budallenj ta besojnë.

Pikët më të larta

MË SHUMË SE 116 PIKË: E ARRITUR NGA 17% E POPULLSISË BOTËRORE, ËSHTË NIVELI MESATAR I PROFESIONISTËVE TË LIRË

MË SHUMË SE 121 PIKË: I PËRKET 10 PËR QIND TË POPULLSISË, MESATARJA E TË DIPLOMUARVE VËRTITET RRETH KËTIJ NIVELI

MË SHUMË SE 143 PIKË: VETËM 1% E POPULLSISË E ARRIN. JANË PIKËT MESATARE TË ATYRE ME GRADËN DOKTOR NË FIZIKË

MË SHUMË SE 158 PIKË: 1 NË 10.000

MUND TË LLOGARITET EDHE PËRTEJ KËTIJ LIMITI. JANË PIKËT MESATARE TË FITUESVE TË ÇMIMEVE “NOBEL”

MË SHUMË SE 164 PIKË: U PËRKET 1 NË 30.000 VETË. SHEMBUJ: MOZART DHE KAMPIONI I LOJËS SË SHAHUT, BOBBY FISCHER

Kur lindi koeficienti i inteligjencës

NË VITIN 1905, PSIKOLOGU FRANCEZ, ALFRED BINET, HARTOI TESTIN E PARË MODERN

NË VITIN 1916, TESTI U PERFEKSIONUA NGA LEWIS M.TERMAN, NGA “STANFORD UNIVERSITY”

TERMI I.Q U VENDOS NË 1912 NGA PSIKOLOGU GJERMAN, WILLIAM STERN

I.Q MESATARJA ËSHTË E BARABARTË ME 100 PIKË

NË 1939 U NXOR TESTI I PARË I INTELIGJENCËS PËR TË RRITUR I BAZUAR MBI NJË SHPËRNDARJE NORMALE TË STANDARDIZUAR (SIPAS MOSHËS)

Shpërndarja e inteligjencës

3.5% E POPULLSISË KA NJË IQ MË TË VOGËL SE 70

21.5% KA NJË IQ QË PËRFSHIHET MES 70-90-S

50.0% KA NJË IQ MES 90-110 PIKËSH

23.0% KA NJË IQ MES 110-130 PIKËSH

2.0% E POPULLSISË KA NJË IQ MË TË MADHE SE 130 PIKË

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit