16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjilan – Pronari publikon pamjet nga kamera e sigurisë kur katër hajna vjedhin në dyqanin e tij (VIDEO)

Më të lexuarat

Një grup prej së paku katër personash janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa vjedhin paku me cigare dhe gjëra të tjera me vlerë në një supermarket në Zhegër të Gjilanit.

Ata shihen fillimisht se si arrijnë t’i hapin dyert e lokalit, derisa menjëherë vihen në punë për të mbledhur cigaret në supermarket.

Pronari i këtij lokali, e ka postuar videon në profilin e vet në Facebook, derisa tregon se ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor të këtij viti. Ai tek sot ka vendosur që të publikojë pamjet, dhe të kërkojë nga kushdo që mund t’i identifikojë hajnat që të lajmërojnë. Hajnat janë tërë kohën me maska dhe me doreza.

https://www.facebook.com/venhar.x.ramadani/videos/1824468380916292/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit