15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjilan: Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore

Më të lexuarat

Me dhjetëra hektarë tokë e mbjellë është dëmtuar në disa nga fshatrat e komunën së Gjilanit, si pasoj e reshjeve të vazhdueshme të shiut që ra këtyre ditëve. Xhevat Asllanaj, banorë i fshatit Velekincë, thotë se iu janë përmbytur nga uji 1 hektar tokë e mbjellë më grurë duke e dëmtuar kështu buxhetin e tij familjar”. Është rreth një hektar tok e përmbytur nga uji pronë e imja dhe deri në këtë kohë nuk ka ardhur askush nga komuna apo personat që merren me evidentimin e dëmeve ta kontrollojnë gjendjen e tokës“, ka thënë ai.

Ndërkohë, nga drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kanë konstatuar në teren se nga përmbytjet janë përfshirë me dhjetëra hektarë toka të fshatit Nasalë dhe Velekincë, të mbjellura me grurë, misër dhe kultura të tjera bujqësore si dhe livadhe. Nazmi Rapuca, drejtor i kësaj drejtorie, thotë se Komisioni nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kanë konstatuar në teren se nga përmbytjet janë përfshirë me dhjetëra hektarë toka të fshatit Nasalë dhe Velekincë, të mbjella me grurë, misër dhe kultura të tjera bujqësore si dhe livadhe.“Fermerët e kësaj zone kanë pësuar dëme të mëdha. Një gjë e tillë sigurisht nuk do të kishte ndodhur sikur me kohë të ishte pastruar shtrati i lumit Morava”, ka thënë Rapuca duke mos bërë të ditur shifrën e dëmeve që kanë shkaktuar këto përmbytje./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit