Gjermania mbetet epërkushtuar në mbështeje të shtetit të Kosovës

0
36

Ambasadori i ri i vendit tonë në Gjermani, Skender Xhakaliu, u prit në takim nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, të cilit ia dorëzoi letrat kredenciale si ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani.

Me këtë rast, presidenti gjerman, Joachim Gauck, theksoi se shteti i tij vazhdon të mbetet i përkushtuar në përkrahjen e shtetit të Kosovës për ndërtimin e institucioneve demokratike. Ai shprehu bindjen e tij se marrëdhëniet tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe me tej dhe theksoi se Gjermania do të ofrojë mbështetjen e saj te plotë për integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në institucionet euroatlantike.

Ndërsa ambasadori, Skender Xhakaliu tha se synimi i pandërprerë i Kosovës është që si shtet i lirë dhe demokratik të vazhdojë thellimin marrëdhënieve me shtetin gjerman duke u mbështetur në miqësinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për popullin gjerman./mesazhi / kohaislame /