10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gjermania, e irrituar nga deklarata e Monti-t

Më të lexuarat

Intervista e kryeministrit italian Mario Monti për revistën gjermane “Der Spiegel” nuk mund të kalonte pa ngjallur reagime nga pala gjermane. Sekretari i Unionit Kristiano-Social, CSU, Alexander Dobrindt ka folur për një “atentat ndaj demokracisë” nga ana Montit, i cili foli për një ndjenjë anti-gjermane në Itali.

Ndërsa deputetët liberalë dhe ata të SPD-së kanë kërkuar me zë të lartë që Evropa të mbetet një “demokraci legjitime”. Komentet nuk kanë munguar edhe nga ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, i cili është shprehur tej mase i irrituar. “Kontrolli parlamentar i politikës evropiane është i padiskutueshëm, sepse ka nevojë për një përforcim dhe jo për dobësim të demokracisë legjitime në Evropë”, ka thënë Westerwelle.

Ai i është përgjigjur në veçanti asaj pjese të deklaratës së Monti-t, se çdo qeveri ka nevojë për hapësirën e vetë të manovrimit, në mënyrë të pavarur nga Parlamentet, “pasi në të kundërt shpërbërja e Evropës do të jetë më e mundshme se bashkimi i saj”.

Edhe kancelarja Angela Merkel, përmes zëdhënësit të saj Georg Streiter, ka theksuar se nuk ka asnjë droje për rrezikun e rrëzimit të euros për shkak të krizës së borxheve publike. “Për sa i takon politikës së ndihmave për vendet që bëjnë kërkesë, si për shembull Spanja, në Gjermani do të vendosë Parlamenti i vendit”, ka deklaruar zëdhënësi i kancelares.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit