8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjermania e gatshme të marrë përgjegjësi në rindërtimin e Sirisë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi në rindërtimin e Sirisë në rast se në këtë vend zhvillohen zgjedhje të lira

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi në rindërtimin e Sirisë në rast se në këtë vend zhvillohen zgjedhje të lira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas para takimit të tij me homologun rus Sergey Lavrov, në deklaratën për Agjencinë gjermane të lajmeve DPA, foli për përmbajtjen e takimit si dhe çështjen e Sirisë.

Ai tha se në takimin me ministrin e Jashtëm rus, në mënyrë të qartë do t’i përcjellin Rusisë pritjet e tyre rreth moszhvillimit të një agresioni drejt rajonit Idlib të Sirisë.

Ministri gjerman kërkoi që të jepet garanci për kthimin e atyre që kanë ikur nga Siria. “Në rast se zhvillohen zgjedhje të lira që do të hapin rrugën për një zgjidhje politike në Siri, jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësi për rindërtim”, u shpreh ai.

Maas gjithashtu tërhoqi vëmendjen në pozicionin kyç të Rusisë në Siri, duke shtuar se synimi i tyre është parandalimi i një fatkeqësie të mundshme njerëzore.

Ai tha se një Siri stabile është edhe në interes të vendit të tij, ndërsa nuk mund të mendohet një zgjidhje me Asadin por në procesin e OKB-së si rezultat i zgjedhjeve vendimin e fundit do ta japin sirianët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit