12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjermania bazë afatgjatë ushtarake në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Gjermania potencialisht mund të vendosë trupat e saj në Lindjen e Mesme për një kohë të gjatë, tha ministri i Mbrojtjes Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në një bazë gjermane në Jordani.

Von der Leyen foli gjatë një vizite në bazën ajrore Azraq në Jordani, ku ndodhen rreth 300 trupa gjermane. Atje ndodhet edhe baza për furnizimin me karburant të avionëve si dhe katër aeroplanë ushtarakë “Tornado”, të cilët fluturojnë në misione zbulimi si pjesë e operacioneve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Baza më herët ishte në Turqi.

I pyetur nëse Gjermania ka nevojë për një bazë strategjike në Lindjen e Mesme, von der Leyen tha: “Së pari duhet të kemi një fund të suksesshëm të kësaj baze”.

Von der Leyen dhe zyrtarë të tjerë gjermanë kërkuan të mërkurën përpjekje të përbashkëta për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri. Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania nuk mundet thjesht të shikojë nga larg nëse ndodhin sulme të tilla.

Qeveria gjermane tha se ishte në bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë rreth pjesëmarrjes së mundshme në një ndërhyrje ushtarake nëse përdoren armët kimike ndaj Idlibit, enklava e fundit e madhe e mbajtur nga rebelët sirianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit