21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjermania ashpërson ligjet për punën në të zezë

Më të lexuarat

Në Gjermani po bëhen përpjekje për ashpërsimin e legjislacionit kundër punës në të zezë.

Statistikat kanë treguar një rritje drastike të punësimit të paligjshëm në vend, e vitin e kaluar, Enti Doganor kapi më shumë raste të shkeljes së ligjit të pagës minimale dhe punësimit ilegal, sesa në vitet e mëparshme, gjë që i shtoi shqetësimet e autoriteteve lidhur me këtë fenomen.

Numri i kontrolleve është rritur, e gjatë njërit prej tyre u kapën edhe 11 shqiptarë të trafikuar nga një rrjet i organizuar.

Megjithatë, numri i punëtorëve në të zezë është gjithmonë e më i madh, ndërsa doganave gjermane iu mungojnë kapacitetet e nevojshme të verifikimit për ta vënë nën kontroll këtë situatë.

Për këtë arsye, ekzekutivi gjerman i dha “dritën jeshile” një projektligji të ri, i cili tani pret miratimin e Parlamentit. Nisma ligjore krijon mundësinë për më shumë kontrolle dhe shtim të personelit të njësive speciale doganore.

Puna në të zezë është një prej temave më të diskutuara edhe prej sindikatave gjermane. Lidhja e Sindikatave Gjermane (DGB) ka kërkuar së fundmi dënime më të rënda për rastet e shkeljes së pagës minimale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit