7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gjermani që udhëtoi me kilometra për ta ndjekur klubin e Kikës nga Hogoshti, pamja e stadiumit e mahniti

Më të lexuarat

Kika e Hogoshit është një klub modest që garon në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa këtë vit do të luftojnë për mbijetesë.

Klubi nga fshati i Kamenicës, ishte bërë i njohur më shumë në vitet e 90-të, kur kishte skuadër të fortë dhe tifozë shumë.

Stadiumi mbetet pika e tyre më e fortë, pasi një foto e postuar vitin e shkuar kishte bërë xhiro në rrjetet sociale.


Pamja e stadiumit që bëri bujë

Kjo kishte rënë në syte edhe të tashmë tifozit gjerman të Kikës. Bëhet fjalë për Farsang Carlo, që kishte ardhur nga Gjermania për të ndjekur një ndeshje të Kikës.


Gjermani Farsang Carlo, me të bijën (FOTO: KF Kika)

“Ai për ta parë Kikën, për herë të parë ka ardhur nga Gjermania e në Hogosht, me 28 mars 2018”.

Atë ditë, Farsang Carlo kishte ardhur së bashku me vajzën e tij, për ta parë ndeshen ndërmjet KF Kikës dhe KF Rahovecit, e cila kishte përfunduar me rezultat 0-0″, thuhet në një postim të klubit.

Pamje e stadiumit (FOTO: KF Kika)

Ai ka thënë se arsyeja që ka ardhur për ta parë Kikën është se stadiumi ka pamje të mahnitshme dhe njerëzit në Hogosht janë shumë miqësorë.

“Stadiumi i Kikës ka pamje të mahnitshme, është stadium i madh, ka njerëz miqësor në fshat, unë dhe vajza ime kemi qëndruar atje 4 orë, dhe kemi pasur përvojë pozitive, ku njerëzit aty na kanë prit shumë mirë, kjo është arsyeja që do të vij prapë në Hogosht për ta parë Kikën”, ka thënë ai.


Pamje nga nje ndeshje e klubit (FOTO: KF Kika)

Farsang Carlo, do të vij prapë për ta parë Kikën, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet me 9 ose 10 shkurt me Ballkanin.

“E ne si klub, i dëshirojmë mirë se ardhje Farsang Carlos në Hogosht”, thuhet në postimin e klubit.

Gjermani deri më tani i ka shikuar mbi 2000 ndeshje të futbollit në 127 shtete të ndryshme.

Ai ka qenë dhe në Shqipëri me familje ku kishte ndjekur ndeshjen Luftëtari- Partizani.

https://www.facebook.com/kfkika/posts/1973957499366177

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit