5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gjermani, deputeti turk shpallet hero pasi i shpëton jetën kolegut racist

Më të lexuarat

Një deputet me prejardhje turke në parlamentin e shtetit Nordrhein-Westfalen në Gjermani është shpallur hero pasi i ka shpëtuar jetën një kolegu gjerman me pikëpamje raciste, i cili pësoi sulm kardiak, raporton Anadolu Agency (AA).

Serdar Yüksel, deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD), i cili është i diplomuar në fushën e shkencave mjekësore, dje nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë deputetit të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

“Unë nuk jam hero, por vetëm bëra detyrën time njerëzore. E bëra me dashuri”, tha Yüksel në një prononcim për AA.

Yüksel tha se është habitur nga jehona që ka fituar ngjarja nëpër media.

“Nuk e prisja. Bëra detyrën njerëzore. Domethënë, rrethi ka ndryshuar aq shumë, saqë edhe një detyrë normale njerëzore mund të shkaktojë jehonë kaq të madhe”, tha ai.

Duke rrëfyer ngjarjen, Yüksel tha se deputeti i AfD-së kishte rënë në tokë, duke mos dhënë shenja jete.

“Kuptova se bëhet fjalë për rrezik për jetë dhe për disa sekonda fillova të aplikoj masazh kardiak. Ish-deputetja e FDP-së, Susanne Schneider, e cila më parë ka qenë infermiere, dha frymëmarrje artificiale, ndërsa unë bëja masazh kardiak. Në këtë mënyrë kaluan 10-12 minuta dhe më pas ia dorëzuam mjekut pasi erdhi ambulanca”, u shpreh Yüksel.

“Pavarësisht fesë, gjuhës, racës dhe pikëpamjeve politike, nuk duhet të harrojmë se jemi njerëz”, shtoi deputeti turk, duke i uruar shërim sa më të shpejtë deputetit të AfD-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit