7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjermanët ende këmbejnë marka me euro, në qarkullim vazhdojnë 13 miliardë marka gjermane

Më të lexuarat

Gjermanët duket se janë nostalgjikë ndaj monedhës së vjetër, Markës, pasi rreth 14 vite pas futjes në përdorim të euros janë ende në qarkullim rreth 13 miliardë marka, e barabartë me 6.67 miliardë euro.
Ky raport është publikuar nga Bundesbank, i cili shpjegon se arsyeja e këtij fenomeni qëndron më shumë në faktin se këto monedha mund të jenë harruar në ndonjë sirtar apo diku tjetër, por nuk përjashtohen edhe koleksionistët. Shumica e markave ende nuk janë këmbyer në Euro, por sipas Bundesbank kjo sasi është jashtë vendit, sidomos në vendet e ish-Jugosllavisë, ku marka ka vepruar në praktikë si monedhë e dytë.

Instituti i Frankfurtit gjithashtu shpjegon se ekziston edhe një kureshtje në zbulimin e markave, që janë këmbyer kohët e fundit në sportelet e saj, që shpesh janë zbuluar pas vdekjes së gjyshërve, të cilët i kishin fshehur nëpër bodrume, apo në dhomat e tyre. Kartëmonedha që nuk janë këmbyer ende në Euro, janë kryesisht ato me prerje të vogël. Sipas Bungesbank mungojnë ende 17 për qind e kartëmonedhave prej 10 marka dhe 51 për qind e prerjeve 5 marka, raporton Scan TV.

Që nga Janari e deri në Nëntor të vitit 2013 në sportelet e Bundesbank janë këmbyer marka në totalin e 105.6 milionë, shumë e barabartë me 54 milionë euro. Banka Qendrore e Gjermanisë do të vazhdojë të këmbejë monedhat e vjetra për një periudhë të palimituar, ndërsa ata që zotërojnë franga franceze, lira italiane apo Dhrahmi greke, mund ti mbajnë si kujtim pasi nuk mund të këmbehen më.

Ndërsa Banka e Spanjës do të vazhdojë të këmbejë monedhën e vjetër, peseta deri në vitin 2020. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit