7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjergj Dedaj – Emrimi për ambasador i një dështaku politik nga Kosova

Më të lexuarat

Emrimi i një dështaku politik nga Kosova, i njohur rishtazi për lajthitje raciste ndaj disa bashkësive etnike, qytetarë edhe të Kosovës e edhe të Maqedonisë për ambasador në Maqedoni është diçka që duhet së pari te rishqyrtohet nga vet shteti i Kosovës që është një shtet qytetar e mandej edhe mund të mos i pranohet akreditimi në Maqedoni. Sikur Turqia që nuk ia pranoi Serbisë një ambasador të ngajshëm; Tanaskovič, kur kjo e fundit e kishte emëruar mu për aty. Ky emërim nga Kosova, përveç fyerjeve ndaj bashkësive të tëra, në thelb është edhe një bukëshkalësi e qartë ndaj shtetit dhe qeverisë së Maqedonisë qē kohëve të fundit ka bërë gjeste të mëdha fqinjësore bilaterale. Ashtu; kryeministri Zaev i ka shku në vizitë edhe private kryeministrit të Kosovës, i njëjti i cili nuk vizitohet as zyrtarisht nga kryeministra tjerë as të rajonit e as të botës. Mandej ministresha e jonë e mbrojtjes është prej ministrave të rrallë të mbrojtjes e cila ka vizitu një shtet pa ushtri siç është ende Kosova. Fqinjët duhet me qenë tē drejtë mes vete a Ramushi le gjeje tjera bafçe ku do hudhe plehun! #kosovamacedonia2018

 

  • Ramadan Ramadani
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit