10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjërat që duhen hequr nga shtëpia

Më të lexuarat

Shtëpia është pasqyrim i asaj se çfarë jemi dhe çfarë na pëlqen, e çfarë jo. Mënyra se si e organizojmë shtëpinë tregon shumë për ne dhe preferencat tona. Nëse e mbajmë shtëpinë të organizuar, kjo do të thotë se nuk jemi dembel dhe se kemi dëshirë t’i mbajmë gjërat siç duhet, transmeton Telegrafi.

Një vend i organizuar mirë na bën të ndjehemi mirë dhe dërgon shenja pozitive tek të tjerët për personalitetin tonë.

Lapsat që nuk punojnë

Sa shpesh gjeni lapsa të vjetër që nuk kanë ngjyrë? Në vend se ta mbushni dollapin me lapsa të zbrazët, më mirë jepjani ata dikujt apo thjesht hidhni në bërllok.

Vathët e humbur

Nëse e keni humbur një nga vathët, atëherë vetëm njëri nuk ka ndonjë vlerë më. Prandaj, nëse veç nuk mund ta gjeni vathin e humbur, hidheni edhe tjetrin sepse nuk do t’ju duhet asgjë.

Çorapet me vrima

Çorapet e prishura apo me vrima në maje të gishtave, mund të duken të lezetshme mirëpo asnjëri nuk duhet t’i përdorë ato. Hidhni menjëherë në plehra!

Këpucët që nuk ju përshtaten më

Mos i mbani më një palë këpucë që janë më të vogla sesa këmba juaj. Ka shumë njerëz në rrugë që kanë nevojë për to!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit