9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Gjeopolitika e Turqisë, vend mes Evropës dhe Azisë

Më të lexuarat

Në Turqi po zhvillohet sot një referendum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, ku do të vendoset nëse do të kalohet apo jo në Sistemin Presidencial.

Më poshtë vijon gjeopolitika e Turqisë:

Turqia është një vend me shumicën e popullsisë myslimane që ndodhet mes Evropës dhe Azisë, anëtar i NATO-s që prej vitit 1952 dhe kandidat në Bashkimin Evropian.

POZITA GJEOGRAFIKE:

Një urë mes Azisë dhe Evropës, që laget nga Deti i Zi, deti Marmara, deti Egje dhe ai Mesdhe. Turqia me një sipërfaqe prej 779.452 kilometrash katrorë ku 97 për qind të territorit në Azi, është kufitare me Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Iranin, Irakun, Sirinë, Greqinë dhe Bullgarinë.

POPULLSIA: 78 milionë e 741 mijë e 53 sipas Institutit Turk të Statistikave në vitin 2015.

QYTETET MË TË MËDHA: Kryeqyteti Ankaraja ka rreth shtatë milionë banorë, por qyteti kryesor është Stambolli, me më shumë se 16 milionë banorë.

GJUHA ZYRTARE: Turqisht.

FEJA: Kushtetuta konfirmon laicitetin e vendit. Feja myslimane përbën 99 për qind si dhe ka minoritete kristiane (ortodoksë grekë, armenë, sirian, katolikë latin) dhe hebrenj.

Sistemi pluralist u vendos në vitin 1946 por jeta politike u trondit nga tre grushte shteti të njëpasnjëshme 1960,1971 dhe 1980.

EKONOMIA: Turqia renditet ndër tregjet kryesorë në rritje. Ekonomia e Turqisë ka përjetuar rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave të fundit Turqia në vitin 2016 duke lënë pas shumë vende të Evropës u rrit me 2.9% duke zënë vendin e katërt ndër vendet e G20.

PBB-ja: 820,2 miliardë dollarë, sipas BB-së në vitin 2013

PBB-ja për banor: 10 950 dollarë, sipas BB-së në vitin 2013

PAPUNËSIA: 9,2 për qind, sipas BB-së në vitin 2013

MONEDHA: Lira turke.

FORCAT E ARMATOSURA: 510 600 trupa, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike në vitin 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit