1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

GJEOPOLITIKA E RUMANISË

Më të lexuarat

Rumania, e çliruar nga një prej diktaturave komuniste më të ashpra në Evropë në vitin 1989, është kthyer në demokraci që prej 23 vjetësh.

Të dielën në Rumani zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Pasi u bë pjesë e Bashkimit Evropian më 1 janar 2007, ajo drejtohet që prej muajit dhjetor 2004 nga Traian Basescu (i qëndrës së djathtë).

POZICIONI GJEOGRAFIK – Rumania laget nga Deti i Zi , kufizohet nga Ukraina, Moldavia, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria dhe ka një sipërfaqe prej 237 500 kilometrash katrorë.

POPULLSIA – Rreth 19 milionë banorë (shifra paraprake të regjistrimit në vitin 2011). Në vitin 2007 popullsia përbëhej nga 21,6 milionë banorë, 16 minoritete kombëtare ku 6,6 për qind e tyre janë hungarezë dhe 2,5 për qind romë dhe ciganë.

KRYEQYTETI – Bukureshti

GJUHA ZYRTARE – Rumanishtja

BESIMI FETAR – 86,7 për qind e popullsisë përbëhet nga të krishterë ortodoksë, 4,7 për qind katolikë, 3,2 për qind protestantë dhe 0,3 për qind myslimanë.

HISTORIA – Vendi përbëhet nga tre provinca historike: Valashia, Moldavia dhe Transilvania. Valshia dhe Moldavia u shpallën të pavaruara në vitin 1856 pas shumë shekujsh nën pushtetin e Perandorisë Otomane dhe në 1859 iu bashkua protektariatit rus. Disa vite më vonë Valshia dhe Moldavia u quajtën me emrin Rumani dhe që prej vitit 1978 ajo është e pavarur.

Në vitin 1881 Rumania shpallet mbretëri. Vendi gjatë Luftës së Parë Botërore bashkohet me aleatët dhe në 1918 bashkohet me Transilvaninë.

Në vitin 1940 drejtimin e Rumanisë e mori marshalli pronazist, Ion Antonescu. Në 1941 Rumania i shpalli luftë Bashkimit Sovjetik dhe, pas një armëpushimi të nënshkruar me Moskën në 1944, rreshtohet kundër Gjermanisë në radhët e Bashkimit Sovjetik.

Komunistët detyrojnë mbretin Michel të abdikojë nga pushteti më 1947. Më pas ata krijuan Republikën Popullore. Më 1965 vjen në pushtet Nikolae Çaushesku, i cili largohet nga pushteti në dhjetor të 1989 nga një lëvizje popullore. Në mbarim të një procesi, ai vritet së bashku me gruan e tij Elena. Vendi kalon një periudhë tranzicioni nën presidencën e Ion Iliescut, ish ministër (1989-1992, 1992 – 1996, 2000 – 2004) dhe Emil Constantinescu (kristiandemokrat 1996-2000).

Traian Basescu (qendra e djathtë) merr detyrën si president në 2004 për një mandat pesë vjeçar.

INSTITUCIONET POLITIKE – Që prej dhjetorit 1991 Rumania është Republikë Parlamentare. Traian Basescu (qëndra e djathtë) u zgjodh president më 12 dhjetor 2004. Kryeministër zgjidhet liberali, Calin Tariceanu, që prej dhjetorit 2004. Në dhjetor të 2006 koalicioni në pushtet fillimisht i përbërë nga Partia Kombëtare Liberale, Partia Demokrate, Bashkimi Magjar dhe Partia Konservatore që u njoh më vonë me largimin e papritur të konservatorëve. Qeveria u pakësua pas përjashtimit të ministrit demokrat në prill të 2007.

EKONOMIA – Në vitin 2007 ekonomia u rrit me 0,6 për qind, inflacioni 6,57 për qind. Për vitin 2008 u shënua një rritje ekonomike prej 6,7 për qind, papunësia arriti në 6,1 për qind dhe paga mujore neto arrin vlerën e 342 eurove. Pas nëntë viteve me një rritje ekonomike dinamike, vendi u godit nga një prej recesioneve më të rënda në BE në vitin 2009 dhe 2010. Në sajë të një kredie urgjente të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bashkimit Evropian, dyfishimit të një plani shtrëngues, vendi regjistroi rritje ekonomike në vitin 2011.

FORCAT E USHTRISË – Në vitin 2006 numërohen rreth 97 200 trupa. Anëtare e NATO-s që prej vitit 2004 dhe numëron aktualisht 1 762 trupa ushtarakë që operojnë kryesisht në Irak, Afganistan dhe Ballkan./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit