9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjeopolitika e Izraelit në prag të zgjedhjeve parlamentare

Më të lexuarat

Të martën Izraeli zhvillon zgjedhjet parlamentare, ku vihet re një konkurrencë e fortë mes kryeministrit aktual, Benjamin Netanjahu dhe laburistëve të Isaak Herzogut.
 
Më poshtë vijon gjeopolitika e Izraelit:
SITUATA GJEOGRAFIKE: Izraeli kufizohet nga Libani, Siria, Jordania, Egjipti dhe Territoret Palestineze (Cisjordania dhe Rripi i Gazës).
Izraeli i bashkoi territorittë tij Jeruzalemin Lindor në vitin 1967 dhe rrafshnaltën siriane të Golanit në vitin 1981, vendim i cili nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.
SIPËRFAQJA: 21 121 kilometra katrore (pa territoret e bashkuara apo të pushtuara)

POPULLSIA: 8,3 milionë banorë ku 74,9 për qind janë hebrenj dhe 20,7 për qind arabë myslimanë dhe të krishterë (Zyra Qëndrore e Statistikave).
KRYEQYTETI: Jeruzalemi (jo i njohur nga komuniteti ndërkombëtar).

GJUHËT ZYRTARE: hebraishtja, arabishtja.
HISTORIA: Që prej shpalljes së shtetit të Izraelit më 14 maj të vitit 1948, shumë konflikte iu kundërvunë nga fqinjët arabë.
Tetë momente u njohën si luftëra nga Izraeli, ku “Lufta për Pavarësi” (1948), me përjashtim të Suezit kundër Egjiptit (1956), Lufta e Gjashtë Ditëve (në qeshor të 1967) luftë e cila çoi në marrjen e Gazës, të Sinait egjiptian, Cisjordanisë dhe Golanit sirian, “lufta e prishur” me Egjiptin (1969-1970), lufta e Kipurit (në tetor të vitit 1973) dhe dy luftërat me Libanin (1982 dhe 1986).

Lufta e tetë është ajo e vitit 2014 në Rripin zonën e Gazës, që shkaktoi 2 200 të vdekur palestinezë, shumica civilë dhe 73 izraelitë, ku 67 ishin ushtarë.

Dy traktate paqeje janë nënshkruar me vendet arabe, e para me Egjitin në vitin 1979 me anë të së cilës këto vende do të rimerrnin Saniin, në vitin 1982, dhe i dyti me Jordaninë në vitin 1994.
Izraeli u përball në vitin 1987 më pas në 2000 me dy kryengritje (të njohura ndryshe me termin në arabisht “Intifada”) të palestinezëve në territoret e pushtuara.
Procesi u ndërpre me vrasjen në 4 nëntor të vitit 1995 të kryeministrit Yitzhak Rabin, nga një ekstremist hebre.

Në vitin2002 Izraeli nisi të ngrejë një pengesë për të ndarë Cisjordaninë prej kolonive të tij, të paligjshme për komunitetin ndërkombëtar.
INSTITUCIONET POLITIKE: demokraci parlamentare. Parlamenti (Knesset) ka 120 deputetë.
President i Shtetit: Reuven Rivlin (Likud, i djathtë) që prej 24 korrikut 2014.

Kryeministër: Benjamin Netanyahu që prej vitit 2009
EKONOMIA: vendi ka pak lëndë të parë, me përjashtim të fosfateve, por të vendosura mbi shtresa minerali të gazit natyror. Izraeli ka një industri të një teknologjie të lartë tepër të zhvilluar. Rritja ekonomike u arrit në 2,9 për qind në 2014, pas 3,2 për qind që ishte në vitin 2013.

MONEDHA: shekel.
PBB: 304,983 miliardë dollarë.
PBB për banorë: 37 914 dollarë
PAPUNËSIA: vlerësohet gjashtë për qind për vitin 2014 (FMN)
FORCAT E ARMATOSURA: 176 500 persona dhe 465 000 rezervistë sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike (IISS 2015).
Izraeli konsiderohet si e vetmja fuqi bërthamore në rajon.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit