GJEOPOLITIKA E GREQISË

0
51

Greqia, që do të rinovojë të dielën më 6 maj Parlamentin monokameral, ndodhet në qendër të krizës së borxhit në zonën euro, me çmimin e tensioneve sociale dhe politike, që i kanë kushtuar pushtetin në muajin nëntor kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu, zgjedhur në vitin 2009.

Vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme nga një ekzekutiv në tranzicion, mbështetur nga socialistët dhe konservatorët dhe drejtuar nga ish-bankieri Lucas Papademos. 

Më poshtë vijojnë disa të dhëna kryesore për këtë shtet

– SITUATA GJEOGRAFIKE: E kufizuar në perëndim nga Deti Jon dhe në lindje nga Deti Egje, Greqia me një sipërfaqje prej 131 957 kilometrash katrorë ndahet në pjesën kontinentale që përbën 81 për qind të territorit dhe në pjesën ishullore të përbërë nga 2 000 ishuj, 134 prej të cilëve të banuar: dy më kryesorët janë Kreta në jug dhe ishulli Eube në veriperëndim të Detit Egje. Vendet fqinjë me të janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia. 

– POPULLSIA: 10,78 milionë banorë, sipas regjistrimeve të fundit të kryera në muajin maj të vitit 2011, kundër 11,28 milionë që numëroheshin më parë. 

– KRYEQYTETI: Athina, e banuar nga më tepër se katër milionë banorë bashkë me periferitë dhe portin e Pireut. 

– GJUHA ZYRTARE: greqishtja. Gjuhë të tjera: turqishtja (gjuhë e njohur e minoritetit mysliman në verilindje), shqipja, bullgarishtja, maqedonishtja, gjuha e vllehëve. 

– BESIMI FETAR: Më tepër se 90 për qind e popullsisë janë krishterë ortodoksë, 1,2 për qind myslimanë (sidomos në Thrakën Perëndimore, në verilindje), 0,8 për qind katolikë dhe protestantë. Komuniteti hebre përbëhet nga 8 000 persona.

– DATA TË RËNDËSISHME: 1821-1830: lufta për pavarësi. 1912-1913: luftëra ballkanike. 1946-1949: luftë civile. 1952: hyrja në NATO. 1967-1974: diktatura e kolonelëve pas një puçi ushtarak. 1974: rivendoset demokracia. 1981: pranimi i Greqisë në CEE (Komuniteti ekonomik Evropian). Janar 2001: hyrja në zonën euro.

– INSTITUCIONE POLITIKE: regjim parlamentar me 300 deputetë zgjedhur për katër vjet, dhe një president Karolos Papulias, zgjedhur nga Parlamenti për pesë vjet, me kompetenca honorifike. 

-PARTITË PARLAMENTARE: Partia Socialiste Panhelenike (Pasok), Demokracia e Re (ND, konservatore), Partia Komuniste Greke (KKE), Koalicioni i Majtë Radikal (SYRIZA), Alarmi Popullor Ortodoks (LAOS, ekstrem i djathtë).

– EKONOMIA: Nën masat e Bashkimit Evropian dhe FMN-së që prej muajit maj 2010, ekonomia greke përbën zyrtarisht më pak se tre për qind të PBB-së në zonën euro. 

Shërbimet përbëjnë rreth 75 për qind të PBB-së dhe në to ka qënë e punësuar më tepër se 60 për qind e popullsisë aktive.

Flota tregtare dhe turizmi, me 18,7 milionë vizitorë në vitin 2007, janë burimet kryesore ekonomike. 
Burimet bujqësore (drithërat, vaji, pambuku, duhani, frutat, perimet) dhe minierat (çimento, hekur, alumin, linjit dhe boksite). 

Borxhi publik: 165 për qind e PBB-së, 355,6 miliardë euro në vitin 2011 

Deficiti publik: 9,1 për qind në 2011 

PBB: – 6,9 për qind në 2011. 

Papunësia: 21,8 për qind në janar 2012 për qind (në qershor të vitit 2009). 

– FORCA TË ARMATOSURA: Rreth 200 000 ushtarë, oficerë dhe punonjës, 80 000 prej të cilëve profesionistë dhe rreth 100 000 rekrutë./trt