Gjenerali serb tregon se pse e vranë Adem Jasharin me familje (Video)

0
1812

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.
Gjenerali serb në intervistën për emisionin “Vo Centar” të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat e kësaj lufte .

Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.

Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së, të cilën vazhdimisht e quan “organizatë terroriste”.

Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimin e Richard Holbrooke, misionin verifikues OSBE, respektivivisht shefin e misionit, Wiliam Walker.

Ai ka folur për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, e veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiunë brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij, se ku po shkonte e çka po bënte”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët e kishin shitur veten e kombin e tyre për ca mijëra euro.

Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari.

“Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, tha ai

Ai tregoi se 3 spiunë ishin te afërm te Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.

“’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi, i pëlqenin shume paratë”, tha gjenerali serb.