10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjenerali Dundar: Populli pengoi përpjekjet për grusht shtet

Më të lexuarat

Gjenerali i Komandës së Parë Ushtarake, Umit Dundar tha se institucionet e policisë dhe prokurorët i kanë prerë udhën këtij procesi duke marrë me shpejtësi masat kundër personave që janë përpjekur për këtë grusht shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka treguar një shembull historik solidarizimi. Populli pengoi përpjekjet për grusht shtet. Por, Turqia fatkeqësisht gjatë kësaj përpjekjeje ka qenë dëshmitare e çmendurisë së një grupi që ka qëlluar me plumba kundër popullit të tij dhe ka bombarduar parlamentin dhe institucionet e saj”, deklaroi Dundar.

Ai tha se ky popull nuk do të harrojë kurrë këtë veprim të ulët pasi ndaj tij u drejtuan armët që i kanë amanet për të mbrojtur vendin. “Populli ynë të mos shqetësohet sepse Turqia e ka mbyllur periudhën e grusht shteteve dhe juntave”, theksoi mes tjerash gjenerali Dundar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit