1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gjenerali amerikan në pension: SHBA ka planifikuar luftë me Korenë e Veriut, ja kur pritet…

Më të lexuarat

Një ish-gjeneral amerikan i njohur për komentet e tij të matura, ka tronditur me deklaratën e tij në një televizion, kur tha se SHBA-të kanë “planifikuar luftë” me Korenë e Veriut.

Sipas “The Guardian”, komentet e gjeneralit Barry Caffrey vijnë si frikë se SHBA dhe Koreja e Veriut janë drejtuar drejt një lufte të afërt.

Gjenerali i respektuar në pension pohoi se SHBA-të do të jetë në luftë me regjimin komunist më së largu “deri në verën e ardhshme”.

Ish-gjenerali i ushtrisë amerikane hodhi poshtë mundësinë e sjelljes së Koresë së Veriut në tryezën e negociatave, për të cilën ai fajësoi Presidentin Trump.

“Problemi është se kemi kaq shumë kriza që po ndodhin tani, potencialisht, sa ai është duke mbingarkuar përpjekjet diplomatike, si dhe aftësinë e forcave të armatosura amerikane për t’u marrë me të. Gjuha e tanishme jashtë administratës, mungesa e një strategjie angazhimi diplomatike dhe serioze, sipas mendimit tim, na bën të rrëshqasim drejt luftës deri në verën e ardhshme. Kjo luftë është planifikuar nga kjo administrate”, tha ish-gjenerali.

Nga ana tjetër, Brian Williams vuri në dukje se Gjenerali Caffrey nuk ka një reputacion për retorikën nxitëse, gjë që e bën paralajmërimin e tij edhe më serioz.

“Unë e kam njohur gjeneralin për shumë vite, e njoh atë si një njeri me nivel të lartë e që nuk është i prirur t’i hiperbolizoj gjërat”, tha Williams. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit