21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjendje alarmante në Kusajr

Më të lexuarat

Gjaku në Siri nuk ka të reshtur. Në sulmet e fundit të Esadit kanë humbur jetën 97 persona.

Forcat e Esadit kanë organizuar sulme në mbarë vendin nga toka dhe ajri.

Përleshje të dhunshme janë përjetuar nëpër shumë qytete.

Në sulme kanë humbur jetën me dhjetëra persona.

Edhe në një sulm me autobombë organizuar në një rajon policie në afërsi të Damaskut humbën jetën 8 policë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Njfotohet se opozitarët brenda një dite kanë rrëzuar 3 avionë të regjimit në Damask, Humus dhe Halep.

Sulmet e Esadit dhe Hizbullahut vijojnë në qytezën Kusejr të Humusit.

Si pasojë e sulmeve me armë të rënda kanë humbur jetën shumë persona.

Nga qyteza ku ndodhen më tepër se mijëra të plagosur po vijnë lajme se ajo është nën shtetrrethimin e forcave të Esadit.

Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian, deklaroi se të plagosurit nuk mund të transportohen nëpër spitale dhe në qytezën ku ka 13 ditë që po përjetohet një dramë njerëzore po haset vështirësi për gjetje e ushqimeve dhe ujit.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për dhënien ndihmë 1 mijë e 500 të plagosurve në Kusejr.

Edhe Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për hapjen e rrugëve të transportit që të çojnë në qytezën e rrethuar.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermansë Laurent Fabius, ka deklaruar se Konferenca e paqes për Sirinë mund të organizohet në muajin korrik.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit