7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjendet pas 77 vjetësh një anije e Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Mbetjet e një anijeje nga Luftës së Dytë Botërore u gjetën pas 77 vjetësh në brigjet e Australisë.

Zyrtarët raportojnë se kjo anije është fundosur nga një nëndetëse japoneze.

Anija SS Iron Crown u godit nga një torpedo jashtë shtetit të Viktorias në vitin 1942.

38 njerëz mbetën të vrarë, ndërsa pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan.

Anija u fundos brenda 60 sekondash pas sulmit në Ngushticën Bass.

Arkeologët detarë thanë se gjetja e mbetjeve të saj është “një ngjarje me rëndësi kombëtare”.

Ekipi i kërkimeve nga Muzeu Australian Detar i gjeti mbetjet rreth 100 kilometra larg Viktorias dhe rreth 700 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Anija ka qenë duke transportuar minerale nga Australia e Jugut në Uellsin e Ri Jugor në kohën kur është sulmuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit